Pyetja:

Çfarë rrezikojmë nga mbajtja e syrit blu në shtëpi?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ

Syri i kaltër, i cili shpeshherë vendoset në makina, shtëpia, lokale e vende të tjera siç duket ka rrjedhur nga besëtytnitë e Turqisë. Ekziston një besim tejet i gabuar se gjoja syri i kaltër të mbron nga gjërat e këqija, sëmundjet, magjitë etj. Një pyetje logjike, nëse e godasim atë me çekan, a mund ta mbroj ai veten? Përgjigjja është jo!, atëherë si mund të na mbroj ai neve? Pra, kjo është paradoksale. Muslimanët duhet ditur qartë që të këqijat mund të largohen vetëm nga Allahu dhe asessi nga syri, patkoi etj. Të besosh në syrin e kaltër apo patkoi është haram, e cila nganjëherë mund të jetë idhujtari (lexo: shirk).

Imam dr. Ahmed Kalaja