Pyetje:
Cilat janë masat që duhet të marrë mashkulli, respektivisht burri, ndaj gruas së tij në lidhje me mbulesën? Çfarë është e lejuar dhe çfarë e obliguar në këtë çështje?
Përgjigjja:
Falenderojmë All-llahun, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, alejhis-selam.
Një nga gjërat e ndaluara që janë përhapur mes muslimanëve është mosmbulesa me mbulesën islame, hixhabin ose havalen.
Nëse një burrë më parë ka qenë i paudhezuar dhe pastaj është udhëzuar dhe dëshiron që të mbulojë me mbulesë gruan e tij, duhet të veprojë kështu:
-
Ta nxisë gruan në njohjen e Islamit përmes leximit dhe bindjes në këtë fe.
-
Të fillojë të falë namazin rregullisht, sepse ky obligim paraprin mbulesën. Nëse fal namaz, mund të vijë edhe mbulesa. Por nëse mbulohet, nuk do të thotë patjetër se do të vijë edhe falja e namazit.
-
Të këshillojë gruan në emër të All-llahut që të mbulohet, sepse kjo është shenjë e besimtares së devotshme dhe e asaj që respekton All-llahun, i cili i ka dhuruar çdo të mirë. Ta frikësojë nga zjarri i Xhehenemit nëse nuk mbulohet dhe ta përgëzojë me Xhenet nëse i nënshtrohet fesë së All-llahut, mes të cilave është edhe mbulesa.
-
T’i mundësojë gruas të shoqërohet me gra të ndershme muslimane, të cilat do t’i tregojnë lehtësinë e këtij hapi, duke bërë vizita familjare te ato që kanë gra të mbuluara, sidomos te gratë që janë mbuluar prej kohësh.
-
Të lutet drejt All-llahut që ta udhëzojë gruan në rrugën e Tij.
-
Në fund, dhe me kujdes, duhet të kërcënohet me ndarje nëse ajo nuk i nënshtrohet këtij urdhri hyjnor. Por këtë duhet ta bëjë me maturi dhe pa nxituar.
All-llahu e di më së miri.
Përgatiti: Bekir Halimi




