Pyetja:

A lejohet vënia e unazës për meshkujt, nëse lejohet, atëherë në cilin gisht duhet të vendoset?

***

Përgjigja:

I lejohet mashkullit të vë unazë prej argjendi, ndërsa i ndalohet të vë unazë prej ari.
Lejohet unaza e argjendit, sepse edhe vetë Pejgamberi ﷺ kishte unazë prej argjendit.
“Ka ndaluar Pejgamberi ﷺ unazën e arit për meshkujt.” [1]
Ndërsa, ku duhet të vendoset unaza, në cilin gisht?
Kjo çështje është e lehtë, disa prej ulemave mendojnë se unaza vendoset tek dora e majtë, unë them se më mirë është të vendoset tek dora e djathtë, tek gishti i vogël, ose tek gishti i cili vjen me radhë pas tij (tek gishti që te na shqiptarët njihet sikur gishti i fejesës, shënim i përkthyesit).

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani

———————–

[1] Buhariu: 5866