Pyetja:
A lejohet namazi i xhenazes brenda në xhami?
***
Përgjigjja:
Lejohet namazi i xhenazes në xhami bazuar në hadithin e Aishes -radiallahu anha- e cila ka thënë: “Kur vdiq Sead bin Ebu Uekasi, gratë e Profetit ﷺ dërguan lajm që të kalohet me xhenazen e tij nga xhamia që ti falin xhenazen atij dhe ata kështu bënë. Ata e sollën atë pranë dhomave të tyre që ti falin namazin, ai u nxorr nga era e xhenazeve që ishte në mekaid [1]. Atyre (grave të profetit) u erdhi lajm se njerëzit e kritikuan këtë gjë dhe thanë:
Ky lajm i arriti Aishes dhe tha: Sa shpejt që kritikojnë njerëzit për atë që nuk dinë!
Na kritikuan për kalimin e xhenazes në xhami ndërkohë që Profeti ﷺ nuk e ka falur xhenazen e Suhejl bin Bejda’ vetëm se brenda në xhami.” [2]
Prioriteti i namazit të xhenazes jashtë xhamisë
Më e mirë është falja e namazit të xhenazes jashtë xhamisë në një vend të përgatitur për namazin e xhenazes siç ishte në kohën e Profetit ﷺ dhe që është ajo që e ka vepruar në më të shumtën Profeti ﷺ dhe për këtë ka hadithe, prej tyre:
Transmetohet nga Ibën Umeri radiallahu anhuma se hebrejtë erdhën tek Profetit ﷺ me një burrë dhe një grua prej tyre që kishin bërë zina dhe u urdhërua që të dënoheshin me gurë afër vendit të xhenazeve në xhami.” [3]
Transmetohet nga Ebu Hurejra radiallahu anhu se Profeti ﷺ njoftoi për vdekjen e Nexhashiut në ditën që ai vdiq, ai doli në vendin e faljes i rreshtoi njerëzit në safe dhe bëri katër tekbire.” [4]
Husejn el Auajshe, “Enciklopedia e thjeshtuar e Fikhut”
Përktheu: Teuta Xeka
——————————–
[1] Vend pranë xhamisë
[2] Muslimi
[3] Buhariu
[4] Buhariu dhe Muslimi