Pyetja:

A lejohet ngjitja e spirales pas fëmijës së parë deri kur do të bësh fëmijun e dytë?

***

Përgjigjja:

Origjina është se pengimi i shtatzanisë nuk lejohet përveç në rastet kur kjo gjë dëmton gruan ose kur bie dakord burri me gruan për vonimin e shtatzanisë me anë të rrugëve të padëmshme dhe të lejuara në Islam. E këto rrugë janë nxjerrja e spermës jashtë nga ana e burrit, si dhe moskryerja e marrëdhënieve në ditën e 14-të dhe të 15-të nga dita e parë e menstruacioneve, sepse në këto ditë vezorja e gruas është gati për pllenim/çiftëzim dhe kështu që moskryerja e marrëdhënieve në këto ditë pengon shtatzaninë. Kurse mënyrat e tjera moderne janë që të gjitha të dëmshme për gruan dhe shëndetin e saj dhe Islami e ndalon gjithçka të dëmshme. Allahu është i Gjithëdijshmi dhe vendimet e Tij janë më të Urtat.

Komisioni i përhershëm i fetvave