Pyetja:

A lejohet ngjyrosja e vetullave si zbukurim për bashkëshortin? P.sh., në këtë gjendje e shohin vetëm gratë dhe ato që i ka mahrem, e jo kur të dal në rrugë.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Jo vetëm që lejohet po ka dhe sevap të madh tek Allahu, po ama jo në ato forma dhe mënyra që janë specifike për qafirët apo ndonjë grup të humbur.

Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja