Pyetja:

Di që ngrënia dhe pirja në tualet është haram, por kur ia tregova këtë një shokut tim ai qeshi dhe më tha: Këtu je duke gabuar. Atëherë, cili nga ne ka të drejtë?

***

Përgjigjja:

Tualeti është bërë për kryerjen e nevojave dhe jo për të ngrënë apo për të pirë. Prandaj duhet që muslimani mos të hyjë aty vetëm se për të kryer nevojat dhe jo për të ngrënë apo pirë në to. Nëse qëllimisht, ai ushqehet brenda tualetit pa nevojë dhe pa ndonjë arsye të domosdoshme ai me këtë ka bërë një vepër që kundërshton natyrën e shëndoshë njerëzore. Është pyetur shejh ibn Uthejmin Allahu e mëshiroftë për ngrënjen dhe pirjen në tualet dhe është përgjigjur: Tualeti është vendi ku kryhet vetëm nevoja dhe njeriu nuk duhet të qëndrojë aty më shumë se sa ka nevojë. Kështu që të ushqyerit dhe gjërat e tjera kërkojnë qëndim më të gjatë dhe kjo nuk duhet të ndodhë.

Fetva të mbledhura (11/110).

Përktheu: Fatjon Isufi