Pyetja: Dëshiroja t’ju drejtoja disa pyetje që më copëtojnë shpirtin, por do të doja të mbetesha anonim. Ju lutem, a është e lejuar pjesëmarrja në transmetime të drejtpërdrejta (live) të karakterit fetar, ku ka përzierje gjinore, ku shahet feja e Allahu dhe ku zhvillohen debate të tilla?

Po ashtu, a është normale për një mysliman, i cili ka më shumë se një dekadë në fenë islame, që të pijë kafe në lokale me të krishterë, të qeshë, të bisedojë me ta në rrjete sociale dhe t’u dërgojë ikona zemrash? A konsiderohen këto sjellje të rregullta?

Përgjigjja: Allahu ju ruajt! Në lidhje me këtë çështje, për fat të keq, ka mjaft mes muslimanëve që për shkak të dobësisë së besimit (Allahu na ruajt!) përfshihen në të tilla vepra që tregojnë miqësi me të krishterët apo çifutët, gjë që nuk na është lejuar në fenë tonë.

Po, muslimani duhet të ketë dinjitetin e vet dhe duhet të ruhet, sidomos siç e përmendët edhe ju nga përfshirja në të tilla studio. Domethënë, që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se ulin nivelin ose i vënë në sprovë muslimanët.

Me rëndësi është ajo që përmendët për përzierjen gjinore, po edhe sharjet ndaj fesë. Ajo, për mendimin tim, është një kurth ku bie një pjesë e muslimanëve. Disa prej tyre mendojnë se mund të bëjnë davenë (thirrjen në fe) vetë, por në fakt, ato janë të programuara të tilla që gjithmonë të dalë i dështuar një musliman.

Një musliman që ka moral dhe ka etikë, nuk futet në të tilla studio dhe nuk bie në një kurth të tillë. Prandaj, ai nuk polemizon gjithsesi.

Edhe kjo tjetra që përmendët, në lidhje me pirjen e kafesë po themi, apo shoqërimin me të tillë njerëz që e shajnë fenë apo kanë rezerva e shprehin antipatinë e tyre ndaj fesë së Allahut (Subhanehu we te’ala) kjo nuk është normale. Siç e përmendët edhe ju, kjo domethënë ta copëton shpirtin.

Përveç rasteve kur ke për qëllim davenë:

  • Mund të pish kafe me një person, por jo femra me meshkuj që të ketë përzierje (kjo gjë nuk lejohet as mes muslimanëve, e jo më pastaj me të tjerët).

  • Meshkujt me meshkujt dhe femrat me femrat mund të shoqërohen nëse qëllimi është thirrja në fenë e Allahut (Subhanehu we te’ala) dhe bërja e njerëzve për vete. Në këtë rast, nuk ka asgjë të keqe të pish kafe me ta dhe t’ua mësosh fenë, por gjithmonë kur është për qëllim davedhi.

Në raste të tjera, kurrsesi! Sepse kjo tregon dobësinë e fesë së robit, dobësinë e devotshmërisë dhe – Allahu na ruajt! – çon deri në humbjen e identitetit.

Allahu ju ruajt! Allahu ju shpërbleftë me të mirat në këtë botë dhe në botën tjetër!

/Hoxhë Kastriot Bardhi/