Pyetja:

A lejohet puna në restorante ku serviren ushqime të ndaluara fetarisht?

***

Përgjigjja:

Muslimanit nuk i lejohet të punojë në dyqane dhe restorante ku serviren ndër të tjera dhe ushqime të ndaluara fetarisht, nëse kjo punë përfshin kontakt të drejtpërdrejtë me objektet e ndaluara, si servirja e pijeve alkoolike, mishit të derrit, ose përgatitja e tyre etj. Gjithsesi në këtë rast merret në konsideratë gjendja e domosdoshmërisë, e cila duhet të kufizohet brenda masës së saj si dhe duhet bërë çdo përpjekje për të dalë nga kjo gjendje. Në këtë rast myslimani që ka këtë punë duhet ta urrejë me zemër atë dhe jetë plotësisht i vendosur për tu zhvendosur në një punë tjetër, në mundësinë e parë që i jepet për këtë gjë. Ky mysliman duhet të bëjë të gjitha përpjekjet serioze në çdo kohë për të gjetur një punë tjetër të lejuar.

Lejohet të punohet si roje ose pastrues në këto dyqane ose restorante, nëse kjo punë nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me këto sende të ndaluara, si shitja, transporti, përgatitja apo servirja e tyre.
Nuk është e pëlqyeshme për myslimanin të punojë si larës i gotave dhe pjatave që përdoren për servirerjen e ushqime të ndaluara, sepse kjo është një ndihmesë jo e drejtpërdrejtë në drejtim të këtij gjynahu.

 

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Përktheu: Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë