Pyetja:
A është e lejueshme për mua të punoj si avokat? Dhe a do të ishte rroga ime hallall, apo haram?
***
Përgjigjja:
Nëse personi punon si agjent i një personi tjetër dhe është çfarë njihet si avokat i rastit në një vend që qeveriset me ligje të bëra nga njeriu, të cilat bien në kundërshtim me Sheriatin islamik, në çdo rast që ai me vetëdije mbron të pavërtetën duke u mbështetur në mbrojtjen e tij me anë të ligjeve të bëra nga njeriu, ai është qafir, nëse e konsideron këtë si të lejueshme, apo nëse është i pakujdesshëm dhe nuk qan kokën për atë se kundërshton Kuranin dhe Sunetin dhe ndjek ligje të nxjerra nga njeriu. Çfarëdo që ai fiton nga kjo, është haram. Në çdo rast në të cilin ai me vetëdije mbron pavërtetësinë, duke besuar se kjo është haram, por është i motivuar nga lakmia për paratë e fituara nga rasti, ai është gjynahqar i cili bën gjynah të madh, dhe çfarëdo që ai fiton, është haram dhe s’është e lejueshme për të ta marrë atë. Nëse ai mbron klientin e vet në një rast ku ai beson se ka të drejtë edhe sipas Sheriatit dhe mundohet me atë që e di nga dëshmitë sheriatike, atëherë ai do të shpërblehet për këtë, do të arsyetohet për gabimet e bëra, dhe ai meriton të paguhet për mbrojtjen që bën. Nëse ia mbron të drejtat e vëllait të tij dhe beson se ai ka të drejtë, atëherë ai do të shpërblehet dhe meriton të paguhet ashtu siç është marrë vesh me klientin.
Komisioni i Përhershëm për Fetva 23/497