Pyetja:
Në vendin tonë, pasi varroset i vdekuri, njerëzit thërrasin ezanin tek varri i tij. Për këtë praktikë, hoxhallarët tek ne kanë përplasje dhe mospajtime, disa prej tyre e ndalojnë dhe disa të tjerë e lejojnë.
***
Përgjigjja:
Nuk lejohet të thirret ezani dhe as e ikameti tek varri pas varrimit të të vdekurit, gjithashtu edhe para varrimit të tij, sepse kjo konsiderohet (bidat) risi e shpikur.
Në hadithin e saktë përcillet nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ﷺ ka thënë: “Kush sjell diçka që nuk është pjesë e udhëzimit tone, ajo vepër është e refuzuar.” [1]
Allahu na dhëntë sukses dhe paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm për Fetva
Abdul Aziz Ibn baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Përktheu: Muhamed Estrefi
———————————
[1] Buhariu dhe Muslimi