Pyetja:
A është e lejuar për një person të agjërojë në qoftë se ai është në një gjendje të papastër nga nata kur ai kishte marrëdhënie intime me gruan e tij ose të ngjashme?
***
Përgjigjja:
Nëse një person zgjohet pasi kishte marrëdhënie me gruan e tij gjatë natës dhe është në një gjendje të papastër, dhe pastaj agjëron, agjërimi i tij është i saktë. E njëjta gjë vlen për personin që bëhet xhunub nga ëndërra, nuk ka asnjë problem që ta vonoj marrjen e guslit derisa para se të përfundoj koha e sabahut.
E vetmja gjë që prish agjërimin është nëse keni marrëdhënie gjatë ditës nga hyrja e sabahut e deri në perëndim të diellit.
Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva, nr (10/327)