PYETJA:
I nderuari hoxhë! A është e lejuar që shitësi t’i thotë blerësit pasi që ka hyrë te shitësi tjetër: “Eja në dyqanin tim, sepse unë kam mall të njëjtë dhe është më kualitativ se i atij?”
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Njeriu kur dëshiron të blejë ndonjë mall të caktuar, siç është vetura apo diçka tjetër te një shitës, atëherë shitësit tjetër nuk i lejohet që ta thërras dhe t’i thotë se te ai malli është më i mirë. I Dërguari (sal-lalla-hu alejhi ve sel-lem) e ka ndaluar që njeriu të shesë në shitjen e vëllait të tij dhe të blejë në blerjen e vëllait të tij. Mirëpo, nëse blerësi ende nuk është marrë vesh me shitësin e parë, atëherë i lejohet shitësit tjetër që ta thërras, por më mirë është që mos të hyjë në këso gjëra.
Shejh ibën Uthejmini
- Fikhu i adhurimeve
- Fikhu i biznesit dhe i punës
- Autorësia e fetvasë
- Përkthim
- Shitblerja
- Te ndryshme
- Transaksionet e ndaluara




