Pyetja:

Kur jam në ndonjë namaz farz, e këndoj Fatihan dhe dua që të këndoj një sure mirëpo atë sure e di vetëm në gjysmë, a bënë që ta ndaj atë sure me ajete, p.sh t’i them në rekatin e parë 4 ajete, dhe pastaj në rekatin e dytë pas Fatihas edhe katër ajete tjera, apo si qëndron puna, e sureve të gjata?

***

Përgjigjja:  

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Pyetja është tepër e qartë ashtu siç do të jetë dhe përgjigjja inshallah. Po lejohet, s’ka asgjë, pasi ka transmetime të sakta se Profeti ﷺ e ka bërë këtë. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja