Pyetja:

A lejohet shitja e arit me këste?

***

Përgjigjja:

Blerja e arit dhe argjendit dhe pagesa e parave me këste, që përfshin blerjen e menjëhershme dhe kryerjen e pagesës më vonë gjatë një periudhe disa mujore, nuk është e lejueshme. Arsyeja e ndalimit është sepse konsiderohet të jetë riba annasi’ah (kamatë për shitje me kredi). Është një lloj kamate që është e ndaluar me sheriatin islam, duke theksuar se ari duhet të merret me pagesë të gatshme të vlerës. Ky lloj ‘këstesh’ është i ndaluar me sheriat andaj nuk lejohet shtyrja e pagesës së ndonjë pjese të çmimit dhe as vonesa në marrjen e ari. Shumë juristë muslimanë u prononcuan më herët se ari nuk mund të shitet as me këste, as me kredi, por ari dhe çmimi duhet të dorëzohen aty për aty. Vendimi i studiuesit erdhi në një kohë kur skemat dhe ofertat për shitjen e arit dhe argjendit me këste po qarkullojnë nëpër mediat sociale.

Shejh Abdullah Al-Manea

———————————————-

https://saudigazette.com.sa/article/625621

Comments are closed.