Pyetja:
A lejohet studimi i filozofisë?
***
Përgjigjja:
Në esencë studimi i filozofisë me qëllim të njohjes së realitetit, është i ndaluar. Pasqyrimi për botën, jetën, njeriun, etj. janë në kundërshtim me mësimet fetare. Bile jo vetëm që kundërshtohen, por shpeshherë nënvlerësohen “doktrinat” fetare përballë “parimeve” filozofike.
Do të lejohej studimi i filozofisë, nëse bëhet me qëllim kritik. Por, për t’u realizuar kjo, medoemos studiuesi duhet të jetë i pajisur paraprakisht me dije të mjaftueshme të fesë Islame.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku