Pyetja:

Kemi dëgjuar për agjërimin e plotë të muajit Rexheb. A konsiderohet kjo risi apo është vepër e saktë?

***

Përgjigjja:

Nuk është legjitime. Kjo është prej veprave të kohës së injoracës. Prandaj nuk është legjitime që të veçohet me agjërim. Një veprim i tillë konsiderohet i urryer. Por nëse personi agjëron një pjesë të tij siç është agjërimi i ditës së hënë dhe ditës së enjte, ose agjërimi i ditëve të bardha, kjo është gjë e mirë dhe nuk përbën problem. Por që ai ta veçojë atë (muajin Rexheb) me agjërim, kjo është gjë e urryer.

Shejh Ibn Baz, “Nurun ala ed-derb”

Përktheu: Unejs Sheme