Pyetja:

A lejohet të agjëroj gjashtë ditët e shevalit bashkë me nijetin e agjërimit të ditëve të Ramazanit gjatë të cilave nuk kam agjëruar, për shkak të menstruacioneve?

***

Përgjigjja:

Kushdo që agjëron në Ditën e Arafatit apo në Ditën e Ashures, por ende ka borxh ditë nga Ramazani, agjërimi i tij është i vlefshëm. Por, nëse ai ka për qëllim të agjërojë në këtë ditë dhe të kompensojë ditët e humbura të Ramazanit, ai do të ketë dy shpërblime: shpërblimin e ditës së Arafatit dhe atë të ditëve të humbura të ramazanit.
Sa i përket agjërimit të gjashtë ditëve të shevalit, këto janë të lidhura me ramazanin dhe mund të kryhen vetëm pasi të kompensohet agjërimi i Ramazanit. Nëse ai agjëron në këto ditë, para se të kompensojë ditët e humburat të Ramazanit, ai nuk do të shpërblehet, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kushdo që agjëron ramazanin dhe e përcjell atë me gjashtë ditë nga Shevali, kjo do të jetë sikur të ketë agjëruara tërë vitin.”
Dihet mirë që kushdo qe ende ka borxh nga agjërimi i Ramazanit, nuk konsiderohet të ketë
agjëruar Ramazanin, derisa t’i kompensojë ditët e humbura.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua es-Sijam” [438]