Pyetja:
Gjatë rënies së shiut, sidomos në mbrëmje kur bëhet ezani i akshamit, pasiqë falet akshami bëhet ikameti për namazin e jacisë duke i bashkuar kështu namazet si mëshirë për namazlitë për shkak të shiut. A është e lejuar kjo gjë, kur në kohën tonë gjërat kanë ndryshuar nga e kaluara dhe çdo gjë është bërë e gatshme tek disa njerëz, si psh mjetet e transportit e të ngjashme?
***
Përgjigjja:
Nëse bie shumë shi lejohet të bashkohen namazet (në xhami) dhe ky është një lehtësim prej Allahut. Pëlqehet bashkimi si mëshirë ndaj njerëzve, lehtësim për ta dhe mosdëmtimi i tyre (me daljen përjashta në shi). Sipas sunetit profetik është që të bashkohen namazi i drekës dhe ikindisë, dhe ai i akshamit me atë të jacisë. Muslimanit i lejohet që të falet në shtëpinë e tij në situata të tilla sepse është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar që namazi të falet nëpër shtëpia kur binte shi, ka thënë: “Faluni në shtëpijat tuaja.”
Shejh Ibn Baz
————————————
[1] Buhariu dhe Muslimi