Pyetja:

Si duhet ta fërkojë gruaja kokën e saj gjatë marrjes së abdesit? A është i mjaftueshëm fërkimi i një pjese të saj?

***

Përgjigjja:

Mënyra e fërkimit të kokës për gratë është e njëjtë si ajo e burrave: fërkohet e gjithë koka me dorë të largur, duke filluar që nga vendi ku dalin flokët e deri në zverk, së bashku me veshët.

Ndërsa gërshetat nuk ka nevojë që t’i fërkojë.

Në disa hadithe të saktë thuhet se Pejgamberi ﷺ e fërkonte kokën duke filluar nga ana e përparme deri në zverk bashku me veshët.

Në esencë, burrat dhe gratë janë të barabartë para rregullave të Sheriatit Islam, me përjashtim të atyre rregullave, për të cilat janë transmetuar argumente të saktë.

Shejh Ibn Baz, “Pyetje dhe Përgjigje”