Pyetja:
A lejohet të bësh atletik dhe ushtrime gjimnastikore gjatë ditëve të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Parimi themelor në lidhje me ushtrimet apo sportet si vrapimi, noti e të ngjashme është se ato janë të lejuara; mirëpo, nëse janë të ndaluara, kjo është për shkak të ndonjë çështjeje tjetër që është e lidhur me to, por në parim nuk ka të bëjë me agjërimin apo mosagjërimin. Por mund të themi: Nëse ushtrimet ose sportet e bëjnë agjëruesin të dobësohet dhe të lodhet, dhe ai nuk do të mund të falë namazin e teravive, atëherë ata janë mekruh për shkak të mungesës së një prej veprave të mira të muajit të Ramazanit. Nëse ato sjellin dobësi fizike dhe nevojën për prishjen e agjërimit ose pakujdesi në lidhje me faljen e namazit me xhemat, atëherë ato janë haram. Por nëse ato nuk do të çojnë në mos kryerjen e detyrave të detyrueshme ose në mungesë të disa veprave të virtytshme, atëherë ato nuk janë të ndaluara dhe nuk janë mekruh, qoftë kur agjëroni apo ndryshe.
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: Ne mendojmë se aktivitete të tilla janë humbje kohe dhe i bëjnë njerëzit të humbasin aktet e adhurimit shumë shpërblyese. Kjo nuk është ajo që të rinjtë muslimanë duhet të bëjnë me jetën e tyre; ajo që ata duhet të bëjnë në jetën e tyre është të adhurojnë Allahun e Lartësuar, dhe të përpiqen për t’u sjellë dobi muslimanëve, qoftë duke ecur nëpër sheshe dhe duke folur kundër çdo të keqeje që shohin, në mënyrë të sjellshme dhe të butë, ose duke u mbledhur për të lexuar Kuran. Sa i përket humbjes së kohës me çështje të tilla, kjo çon në humbje. Tani në realitet shoqëria e tyre i ka humbur këta të rinj ngase po humbasin gjithë kohën e tyre në gjëra të tilla. Nëse një person dëshiron të argëtohet duke luajtur sporte të lejuara si futbolli por këtë e bën me masë, nuk shohim asgjë të keqe në këtë, sepse është stërvitje dhe forcim i trupit, duke ndihmuar mendjen të relaksohet dhe të largohet mërzia.
Ndiqni disa fjalë këshillash në lidhje me këtë: Ata duhet të shmangin sportet e vështira dhe ushtrimet intensive gjatë ditës në Ramazan, veçanërisht në mot të nxehtë; moti i nxehtë do të bëjë që trupi të humbasë lëngjet, gjë që mund të çojë në dehidrim. Koha më e mirë për të ushtruar në muajin e Ramazanit është pak para iftarit dy ose tre orë pas iftarit. Nuk rekomandohet të ushtroheni menjëherë pas iftarit sepse e gjithë energjia e trupit në atë kohë është e përqendruar në tretje. Më mirë është të luani sport ose të ushtroheni në vende të ajrosura mirë, larg ndotjes dhe rrugëve të mbushura me njerëz. Më mirë është që sportet e luajtura apo ushtrimet e bëra gjatë muajit të Ramazanit të jenë të lehta dhe jo intensive, si ecja e thjeshtë. Niveli i ushtrimeve duhet të jetë i moderuar, në mënyrë që të mos i marrë të gjithë kohën; përkundrazi duhet të caktohet një kohë e caktuar për stërvitje. Si përfundim, duhet theksuar se ushtrimet apo sportet në përgjithësi, e veçanërisht në Ramazan, nuk duhet ta largojnë njeriun nga ajo që është më e rëndësishmja, ibadeti pra.
Lika’ul-Baab el-Maftooh, 116/13
islamqa.info
Comments are closed.