Pyetja:

Cilat janë lutjet më të mira që të thuhen në iftar?

***

Përgjigjja:

Cilatdo lutje që të dëshiron zemra t’i bësh, por mos të harroni për të bërë edhe lutjen: “O Zot, Ti je Falës, Bujar e do faljen, më fal mua!”

Përndryshe lute Allahun për gjithçka që ke nevojë, çfarë të dëshirosh për dunja dhe ahiret është kohë e artë. Për dua janë kohë shumë të çmuara koha e iftari dhe po ashtu edhe ajo e syfyrit.

Allahu na i pranoftë lutjet!

Dr. Shefqet Krasniqi