Pyetja:

A lejohet të bësh dhikër me gojë, ndërsa je duke ndjekur TV?

***

Përgjigjja:

Nëse kjo përmendje e Allahut bëhet pa përçmimin e përmendjes së Tij, ose bëhet pa tallje me përmendjen, atëherë besimtari shpërblehet për këtë vepër të mirë, edhe pse është përpara një gjendje të ndaluar fetarisht.

Allahu thotë: “Ndërkaq disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t’ua pranojë pendimin. Vërtet Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Teubeh, 102).

Allahu thotë: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzeh, 78).

Ndaj nuk është kusht i pranimit të një vepre mos-bërja mëkat në momentin e kryerjes  së një vepre të mirë. Mbase një permendje e Allahut në çastin e kryerjes së gabimit përbën një lloj reflektimi pozitv për gjendjen e keqe, që ndodhet besimtari, duke e bërë atë më  të ndërgjegjshëm. Për këtë Allahu në Kuran thotë: “E ata, që kur bëjnë vepra të turpshme, ose i bëjnë dëm (zullum) vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? – dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.” (Ali Imran, 135)

Ndërsa për thënien “Bismilah”, që është një përmendje e veçantë, e cila thuhet në fillim të veprave të mira, nuk lejohet të thuhet absolutisht për të kryer një vepër të ndaluar. Nëse dikush vjedh, ose uzurpon padrejtesisht pasurinë e tjetrit, ose ther një një kafshë të ndaluar fetarisht, thotë bismilah, atëherë jo vetëm që merr gjynah për aktin që kryen, por edhe për thënien bismilah merr gjynah.

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë