Pyetja:
Nëse i bëj shenjë dikujt në xhami, në kohën kur imami po mbahet hutbeja e xhumasë pa i folur, dhe shenja që i bëj është e kuptueshme që ai të pushojë (të mos flasë), a hyn kjo te argëtimi (prej të cilit jemi ndaluar në kohën e hutbes)?
***
Përgjigjja:
Domethënë nëse dikush flet në këtë kohë dhe ti i bën shenjë (me gishtin te goja, ‘pusho’), a është kjo e lejuar apo e ndaluar? Kjo çështje ngrihet mbi një bazë: “Cili është gjykimi i shenjës së kuptueshme në namaz?”
Kjo gjë nuk ka problem. Dhe hadithi që thotë: “Kush i bën shenjë të kuptueshme vëllait të tij në namaz, ai nuk ka namaz” është hadith ‘batil’ i kotë, i pabazë. Ndërsa hanefitë mbi të kanë ndërtuar medh’hebin e tyre (në këtë çështje, domethënë gjykojnë me këtë hadith) se namazi prishet me këtë shenjë. Por kjo nuk është e vërtetë.
Ka ardhur në hadith të saktë se kur Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte duke falur namazin e eklipsit, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) erdhi tek ajo dhe e pyeti: “Ç’ka ndodhur?!” [1] – hera e parë që falin namaz eklipsi – atëherë Esma bëri shenjë me fytyrën e saj drejt qiellit, domethënë: shiko lart hënën, ka eklips. Kjo është shenjë e kuptueshme. Kështu që shenja nuk është fjalë, dhe kur lejohet të bësh shenjë kur je në namaz, lejohet edhe gjatë hutbes.
Nëse dikush të thotë: “Esselamu alejkum”, apo dikush dëshiron të flasë me ty. Bëji shenjë me dorë (dmth mos fol) dhe mos i fol, sepse hadithi thotë: “Nëse i thua shokut tënd: ‘Pusho!’ kur imami është duke predikuar, je argëtuar.” Ndërsa të bërit shenjë është e lejuar.
Mirë. Po nëse ai që ke në krah teshtin, apo dikush të dha selam, çfarë të bëjmë në këto raste? I bëjmë shenjë, dhe kur të mbarojë imami (pjesën e parë të khutbes) dhe të ulet, i themi: ‘Jerhamukallah’ (Allahu të mëshiroftë!) dhe i themi atij tjetrit: ‘Ue alejkumus-selam ue rahmetullah’, kur imami të ulet. Ndërsa të flasësh me të kur imami mban hutbe, kjo është e ndaluar.
Allahu e di më së miri.
Shejh Mesh’hur Hasen
Përktheu: Emin Bilali
———————
[1] Buhariu