Pyetje:
Hoxhë i nderuar, pasi kemi marrë abdes për të falur namaz, nëse grimosemi (hudhim ndonjë krem, buzëkuq apo produkte të ngjashme për zbukurim), a lejohet të falem në këtë rast dhe a pranohet namazi, pasi abdes kemi marrë? Zoti ju shpërbleftë.
Përgjigje:
Nëse femra, pasi të marrë abdes, zbukuron fytyrën e saj dhe dëshiron të falë namazin duke qenë në atë gjendje, nuk ka ndonjë pengesë për namazin e saj dhe namazi i saj është në rregull.
Vetëmse meriton të përmendet se në atë gjendje nuk lejohet që femra të dalë prej shtëpisë, aty ku ka mundësi ta shohë dikush prej të huajve bukurinë e saj.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami




