Pyetja:

Nëse e vizitoj varrin e Muhamedit ﷺ dhe them tek varri: “O i dërguar i Allahut, lute Allahun për mua!”, a llogaritet Pejgamberi ﷺ si të vdekurit tjerë apo jo?

***

Përgjigjja:

Nga i vdekuri nuk lejohet të kërkohet asgjë, qoftë Pejgamberi ﷺ apo dikush tjetër.
Gjithashtu, nuk lejohet të kërkojmë nga të vdekurit të bëjnë dua ata për neve, qoftë i vdekuri Pejgamber apo dikush tjetër.
Kur ta viziton varrin e Pejgamberit ﷺ, i jep selam Pejgamberit ﷺ dhe nuk kërkon asgjë nga ai, qoftë dua apo diçka tjetër.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan

Përktheu: Suad Shabani