Pyetja:
A është mëkat që të martohesh me një njeri vetëm se të interesojnë paratë e tij?
***
Përgjigjja:
Martesa nuk është interes i kësaj bote, por është një bashkim mes dy personave duke qenë Allahu i kënaqur, që ta ruajnë veten nga gjërat e ndyta, për të lënë pasardhës që njohin dhe besojnë në Allahun e Madhëruar dhe t’i thërrasin të tjerët në këtë besim, dhe të vdesin në këtë besim, me qëllim që një ditë të takohen me ata që e dashuruan më së shumti Allahun në xhenet dhe kjo është fitorja më e madhe. Pasuria nuk është elementi kryesor për lumturi në këtë botë, bile në shumicën e rasteve është shkak i përçarjeve dhe ngatërresave. Ke kujdes ngase i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Femra martohet për katër gjëra, për fenë e saj, për prejardhjen e saj, për pasurinë dhe bukurinë e saj, zgjidhe atë fetare të mjafton për të gjitha. “
Bedri Robaj