Pyetja:

A është haram për muslimanin që të mbajë rruza në duar apo në qafë?
A ka mundësi të m’a tregoni emrin e ndonjë libri i cili ka shumë dua dhe që tregon se kur falen pesë kohët e namazit sepse dua t’i fali pesë kohët e namazit se xhumanë e fali qe një vit.

***

Përgjigjja:

Mbajtja e rruzave në qafë apo dorë të mashkullit është e ndaluar, haram.
Libri më i përshtatshëm i cili ka sure të Kuranit mendoj se është “Rruga e Muslimanit“ dhe aty e keni edhe formën e namazit. Mund ta kërkoni prej ndonjë vëllau musliman, inshallah ua sjellë.

Bedri Robaj