Pyetja:

A lejohet të mos tregoj në Greqi që jam muslimane?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ

Nëse pyetesh rreth besimit apo fesë që i takon në punë, nuk të lejohet ta mbash fshehtë këtë, pra obligohesh ta pranosh që je muslimane, sepse kjo i bie që po e mohon fenë tënde për shkak të një vendi pune. Fenë lejohet ta mohosh vetëm në rastet kur rrezikohet jeta, pra rrezikohesh nga kërcënimi real i dikujt me vrasje. Ne të këshillojmë ta braktisësh atë punë dhe të kërkosh një punë tjetër.

Allahu i Madhëruar thotë: “e kush u përmbahet dispozitave të Allahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” (Talak: 23)

Siç ka thënë Ibn Kajimi: “Kush mendon se Allahu nuk do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë atë gjë që e ka braktisur për hir të Tij, ky njeri ka mendim të keq për Allahun.” [1]

Hoxhë Zejd Haziri

—————————

[1] Zadul Mead