Hixhreti

Pyetja:

Ne jemi larg familjes për shkak të punës (sepse punojmë në shtete të huaja). Dhe gratë e tona mbesin tek shtëpia jonë një vit apo nganjëherë edhe më shumë. A kemi hyrë në mëkat apo jo?

***

Përgjigjja:

Jo, nuk keni hyrë në mëkat, përderisa keni dalur për ta kërkuar rrizkun (furnizimin). Mirëpo, nëse gruaja ju thërret dhe ka tepër nevojë për juve (nevojë për kontakt intim), atëherë t’i duhesh ta vizitosh gruan tënde çdo gjashtë muaj. Ashtu siç vepronte Omeri radijAllahu anhu, i dërgonte çdo gjashtë muaj sahabët t’i vizitonin gratë e tyre (pra kur ishin sahabët në davet, në punë apo në xhihad). Mirëpo, nëse gruaja nuk të kërkon këtë gjë (kthimin tek ajo çdo gjashtë muaj) atëherë t’i nuk ngarkohesh me mëkat inshallah, duke e ditur se ke dalë jashtë shtetit për të punuar, me qëllim kërkimin e rrizkut (furnizimin) për juve dhe familjen e juaj.

Shejh Abdullah el Humejd, ish-kryetar i Komisionit të Përhershëm për Fetva

Përktheu: Suad Shabani