Përgjigje: Nuk lejohet që të punohet “Delivery”, pra dërgim apo transport të ushqimit që në esencë është ushqim ose pije haram, qoftë ai ushqim me mish haram si për shembull mish derri ose mish i kafshëve që janë hallall për ngrënie sikurse mishi i lopës apo mishi dhenve, por që nuk janë therrur sipas standardeve që i kërkon sheriati, ose që nuk janë therrur nga njeri musliman ose ehli-kitab. Puna si Delivery në këtë rast është i ndaluar duke u bazuar në ajetin e përgjithshëm ku thotë Allahu (subhanehu ue teala): ‘’Dhe ndihmoni njëri tjetrin në vepra të mira dhe devotshmëri dhe mos e ndihmoni njëri tjetrin në gjunah dhe armiqësi’’. (el Maide 2)
Rrjedhimisht puna si delivery në këtë rast konkret konsiderohet si ndihmesë në haram.

 

U përgjigj: Enis Arifi / https://www.rizgjimi.com/