Përgjigje: S’ka dyshim se pretendimi i krishterëve se janë pasues të Mesihut (Isait, alejhi selam) pas dërgimit të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është pretendim jo i vërtetë.

Po të ishte i vërtetë, ata do të kishin besuar edhe në Muhammedin. sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Besimi i tyre në Muhammedin, sal-lall- llahu alejhi ue sel-lem, d.m.th. besim në Mesihun- Isain birin e Merjemes, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, sepse All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”. (Saff 6).

Isai, alejhi selam, nuk i përgëzoi me ardhjen e Muhammedit. sal- lall-llahu alejhi ue sel-lem, përveçse me qëllim që ata të pranojnë sheriatin me të cilin do të vijë ai.

Sepse përgëzimi me diçka që nuk ka dobi, është e kotë, të cilën nuk e bën as njeriu më i ulët në mendje, e si mund të paramendohet një gjë e tillë që ta bëjë njëri prej prej të dërguarve të nderuar, bile njëri prej ulul-azmit, si mund që diçka të atillë të thotë Isai biri i Merjemes, alejhi selam.

Ai me të cilin i ka përgëzuar Isai, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Beni Israilët është Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

E fjala e All-llahut: “E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”: aludon se i dërguari i premtuar u erdhi, mirëpo ata e mohuan dhe thanë se kjo është magji e qartë.

Pasiqë e mohuan Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. kjo d.m.th. edhe mohim i Isait, alejhi selam, që i përgëzoi se do të vijë Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Sipas kësaj, nuk është e drejtë që ata të quhen pasues të Isaut (Mesihut), alejhi selam.

Po të kishin qenë pasues të tij, do të kishin besuar në atë që i përgëzoi ai vetë.

Edhe Isai, alejhi selam, edhe pejgamberët tjerë i dhanë premtim All- llahut se do ta besojnë Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Përkujto kur All-llahu mori prem- timin e pejgamberëve, duke u thënë: Merrni gjithçka që Unë ju kam dhenë nga Libri dhe Urtësia, se pas jush do të vijë një i dërguar, që të vërtetojë atë që ju keni pranë veti (dhe atëhere) ju duhet ta besoni dhe duhet ta ndihmoni ate. (All-llahu) tha: A pajtoheni me këtë dhe a do ta përkrahni premtimin Tim. Ata thanë: Pajtohemi. Ai u tha Deshmoni ju për kete e edhe Unë jam prej dëshmuesve”. (Ali Imran 81).

Ai që erdhi pas tyre që të vërtetojë atë që kishin pranë vetes është Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, këtë e vërteton fjala e All- llahut, subhanehu ue teala: “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi”. (el-Maide 4.8).

Pra, po kuptohet qartë se pretendimi i tyre se janë pasues të Mesihut, është pretendim që e përgënjeshtron realiteti, sepse ata e mohuan përgëzimin e Mesihut, alejhi selam, i cili ishte Muhammedi, sal-lall-lla- hu alejhi ue sel-lem.

E mohimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, është edhe mohim i Mesihut, alejhi selam.

Shejh Uthejmini / “Kushtet e Fesë”