Pyetja:

A lejohet të shkohet te fallxhorët me qëllim për t’i zbuluar dhe për t’i ndaluar nga kjo vepër e shëmtuar?

***

Përgjigjja:

Nëse bëhet me këtë qëllim,Allahu e di më së miri,lejohet. Edhe dijetari i shquar, shejh Ibn Uthejmin në fetvatë e tij ka thënë se lejohet të shkohet te fallxhori për ta provokuar dhe për t’ia zbuluar manipulimet që bën ndaj njerëzve, kështu që të dali e vërteta në shesh. Për këtë gjë është argumentuar me rastin kur Ibën Sajadi (për të cilin mendonin se është dexhalli) shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe ai, ﷺ, mendoi diçka me vete dhe pastaj e pyeti: “Çfarë kam fshehur (në mendje)? Ai tha: Tym. Pejgamberi ﷺ, i tha: “Largohu se nuk do të rritet nami kurrë.”

Përshtati: Talha Kurteshi