Pyetja:

A lejohet të thuhet bismilah me zë të lartë kur heq rrobat në banjë, siç kanë thënë disa nga dijetarët se lejohet të thuhet me zë të lartë para se të fillohet të merret abdes?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është e papëlqyeshme të thuash bismilah në banjë kur të heqësh rrobat, por nuk ka asgjë të keqe ta thuash me mendje, pa e shqiptuar me zë të lartë.

Ka hadithe daif (të dobëta) që flasin për të thënë bismilah kur heq rrobat. Ata thonë se urtësia që qëndron pas kësaj është se do të bëjë që avreti i personit të fshihet nga sytë e xhinëve.

Është mekruh (e papëlqyeshme) të thuash bismilah në banjë, sepse është vend i papastër.

Në lidhje me thënien bismilah kur fillon të marrë abdes në veçanti në banjë, ka një dallim mendimi në lidhje me atë në mesin e dijetarëve, bazuar në vendimin për të thënë bismilah dhe për të filluar marrjen e abdesit. Ata që mendojnë se është obligim të thuhet bismilah (kur fillon të merret abdes) nuk shohin asgjë të keqe në thënien e saj në banjë, sepse kryerja e një detyre ka përparësi ndaj shmangies së diçkaje që është mekruh.

Bazuar në këtë, shejh ‘Abdul’Aziz ibn Baz e konsideroi të lejuar të thuhej bismilah para se të merrte abdes në banjë.

Shejh ‘Abdul’Aziz ibn Baz ka thënë:

“Nuk ka asgjë të keqe të marrësh abdes në banjë, nëse ka nevojë për këtë, dhe të thuash Bismilah kur fillon të marrësh abdes, sepse kjo është e detyrueshme sipas disa dijetarëve dhe është e theksuar sipas shumicës prej tyre, kështu që individi duhet ta thotë dhe nuk konsiderohet më si mekruh, kur ka nevojë të thuhet bismilah, dhe individi urdhërohet të thotë Bismilah kur fillon të marrë abdes. Pra, ai duhet të thotë bismilah dhe të përfundojë abdesin e tij.” [1]

A bënë të thuhet bismilah në banjë kur të heqim rrobat?

Bazuar në këtë, nuk është e saktë të bëhet analogji ndërmjet të thënit bismilah kur heq rrobat dhe të thënit bismilah gjatë marrjes së abdesit, sepse thënia bismilah kur heq rrobat nuk është obligim, madje sipas mendimit se është mustehab (rekomandohet) të thuash Bismilah kur merr abdes, të thuash në rastin e abdesit është më e rëndësishme se të thuash kur heq rrobat e të ngjashme. Prandaj është mekruh të thuash bismilah për këtë arsye në banjë. Por nuk ka asgjë të keqe ta thuash me mendje, pa e shqiptuar me zë të lartë.

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:

“Nëse dikush është në banjë, Ahmedi tha: Nëse një njeri teshtin (në banjë) ai duhet ta lavdërojë Allahun në zemrën e tij. Nga ky raport mund të kuptohet se ai duhet të thotë Bismilah në zemër.” [2]

Allahu e di më së miri.

———————————-

[1] “Mexhmu ‘Fetava” 18/10

[2] “Esh-Sherh el-Mumti”, 1/159-160

Comments are closed.