Pyetja:
Babai na ka lënë troje dhe pasuri të patundshme, por që ndonjëherë bënte veprime haram, si kamatë e ryshfet. A konsiderohet hallall kjo pasuri në neve apo haram?
***
Përgjigjja:
Gazzali thotë: Një person trashëgon pasuri, por nuk e di që trashëgimlënësi e ka fituar në rrugë hallall apo haram dhe nuk ka asnjë tregues dhe sinjalizues mbi formën si është fituar pasuria. Sipas gjykimit të shumicës së dijetarëve myslimanë, një pasuri e tillë është hallall. Por nëse e di që kjo pasuri përmban haram dhe nuk e di sa është kjo sasi haram, me hamendje e jep sadaka atë pasuri që hamendëson se është fituar në rrugë haram.” [1]
Kurse disa dijetarë të tjerë kanë thënë: ”Gjynahu në këtë rast është i personit që ka fituar pasurinë në rrugë haram. Këtë mendim e bazojnë në një transmetim ku një burrë mori fronin e sulltanit që kishte vdekur. Një nga shokët e Profetit ﷺ thotë me atë rast: ”Tani është pastruar pasuria e tij.” D.m.th, e trashëgimtarit. Megjithatë, ky është një transmetim i dobët, pasi nuk ceket emri i shokut të Profetit ﷺ që e ka thënë këtë fjalë.”
Zoti e di më mirë.
Bashkim Aliu
———————–
[1] “Rizgjimi i shkencave fetare”