Pyetje:

Përsa u përket orave të mëdha që vendosen nëpër xhami, të cilat gjatë leximit të Kuranit nxjerrin tinguj që ngjasojnë me tingujt e këmbanave, cili është gjykimi për këtë gjë?

***

Përgjigje:

Derisa këto ora vendosen për të treguar kohën dhe njohjen e saj, kjo nuk përbën asnjë problem dhe nuk ka asnjë ndalesë për këtë, sepse njohja e futjes së kohës së namazit me anë të ndonjë tingulli mund të jetë diçka e domosdoshme. Por, nëse tingulli që del prej këtyre orave është si ajo e këmbanave, kjo nuk duhet (të veprohet) dhe nuk lejohet për shkak të përngjasimit të këtyre orave (tingujve të tyre) me këmbanat e të krishterëve dhe, si rrjedhojë, nuk mund të vendosen nëpër xhami. Ndërsa në lidhje me orat e tjera, nuk ka asnjë të keqe përdorimi i tyre për të treguar kohët e namazit. Allahu e di më së miri!

Abdullah bin Humejd, Fetaua nurun ala ed-derb
Përktheu: Unejs Sheme