Pyetja:

A lejohet t’iu themi xhematit pas namazit: “Allahu ta bëftë kabull”?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ky veprim nuk ka bazë në traditën e Pejgamberit ﷺ, nuk ka bazë në traditën e e shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe nuk ka bazë në traditën e gjeneratave të arta të muslimanëve (es-selefu salih), por kjo është importuar nga Turqia, sepse aty zakonisht “prodhohen” bidatet. Andaj, është e udhës të largohet kjo, sepse zakonisht praktikohet nga të moshuarit në xhamia.

Imam dr. Ahmed Kalaja