Pyetja:

A lejohet anëtarëve të familjes me u dhënë si dhuratë veshje mirëpo atë veshje që ato e mbajnë shembull pantollona ose maica me krahë të shkurtëra që ato i veshin edhe jashtë dhe janë në moshë që normalisht në islam nuk lejohet, mirëpo ato nuk duan tesha tjera. A kam mëkat nëse unë u blej ashtu tesha pa qejfin tim?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut , ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk lejohet dhurimi i veshjeve të shkurtëra apo të ngushta për ato femra të cilat i veshin në rrugë veshjet e tilla, ngase kjo është ndihmë në të keqe dhe në të ndaluar. Allahu  thotë: “Ndihmohuni në punë të mira dhe devotshmëri, dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi”. (Maide, 2)

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Comments are closed.