Pyetja:

A lejohet t’u jap para fëmijëve për t’i nxitur ta mësojnë Kuranin përmendësh?

***

Përgjigjja:

Është saktësuar tek Ebu Ubejdi në “Fedailul Kur’an” se Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u jepte para hafizave të Kuranit, nga arka e shtetit.
Prandaj nëse babai i premton djalit të tij se, nëse mëson suren Bekarah do t’i japë p.sh., 50 dinarë (euro), apo 100 dinarë, nuk ka problem në këtë punë.
Sepse pritja e shpërblimit prej Allahut dhe fitimi i diçkaje prej pasurisë (në formë hallall, siç është edhe kjo) nuk e hedhin poshtë, e as e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Kështu pra, këto dhurata janë të lejuara dhe ato janë saktësuar edhe prej Umerit – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të.”

Shejkh Mesh’hur Hasen

Përktheu: Udha e Besimtarëve