Pyetja:

A lejohet t’ju them jomuslimanëve “edhe juve gjithashtu” kur ata na urojnë Vitin e Ri me shprehje si “gëzuar vitin” dhe me përshëndetje më të ngrohta?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Nuk lejohet t’ua urojmë “krishtlindjet” (festën e fund vitit) apo festat e ndryshme të tyre, po ashtu nuk lejohet përgjigjja në rast kur na urojnë ata këto festa, për arsye se nuk janë festa të ligjësuara në fenë tonë. Në përgjigjen tonë ndaj urimeve të tyre do të thotë që jemi pajtuar dhe i kemi njohur ato festa, e myslimani duhet të jetë krenar me fenë dhe dispozitat e fesë së tij, i kujdesur në thirrjen e tjerëve dhe kumtimin e fesë së Allahut aze ve xhel.

Është pyetur Shejh ibn Uthejmin për dispozitën mbi urimet e jobesimtarëve për krishtlindjet se si t’ju përgjigjemi kur ata na urojnë neve, si dhe a lejohet të shkojmë në vendet e festimit të tyre? A është mëkat nëse vepron diç prej asaj që u përmend me pa qëllim, por e ka vepruar si lajkë, apo nga turpi apo është vënë në gjendje të ngushtë, apo për shkaqe të ndryshme? A lejohet që ti ngjasojmë ata në këtë festë?

Është përgjigjur: Urimi i jomyslimanëve me festën e “krishtlindjeve” apo me festat e tyre fetare të ndryshme është e ndaluar unanimisht, siç ka transmetuar Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë në librin e tij “Ahkam Ehl Dhimeh” ku ka thënë: “Urimi i riteve të veçanta të kufrit është e ndaluar unanimisht, sikur të urojnë festat apo agjërimin e tyre, e i thotë: Gëzuar të qoftë festa, apo urime të ndryshme. Thënësi edhe nëse ka shpëtuar nga kufri, kjo gjë është prej ndalesave, është në të njejtën pozitë sikur t’ia urosh sexhden e tij kryqit, bile ky është mëkati më i madh tek Allahu, edhe më neveritës është urimi me pirje të alkoolit dhe mbytje të njeriut, nëpërkëmbja e nderit, etj, shumica prej atyre që feja nuk ka hise tek ata bien në këto, duke mos e ditur sa e shëmtuar që është. Kush i uron dikujt për mëkatin, bidatin apo kufrin, i është ballafaquar urrejtjes dhe hidhërimit të Allahut” përfundon thënia e tij.

Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre fetare është e ndaluar dhe në këtë gradë të mëkatit të cilin e ka cekur ibn Kajimi ngase është pranim i asaj që ata veprojnë prej riteve të kufrit, pajtim me ata, edhe pse ai nuk është në pajtim me mosbesimin për veten e tij, por është e ndaluar për myslimanin që të jetë i kënaqur e ritet e kufrit apo të uron këto rite atyre. Sepse Allahu nuk është në pajtim me këtë: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju” (Zumer: 7)

Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (Maide: 3)

Urimet ndaj tyre janë të ndaluara, sidoqoftë, janë në të njëjtin vend pune apo jo.

Nëse ata na urojnë festat e tyre, ne nuk duhet t’u përgjigjemi, ngase nuk janë festa tona, se nuk janë festa që Allahu është në pajtim me ato, sepse ose janë të shpikura në fenë e tyre, ose janë të ligjësuara nga fetë por janë të shfuqizuara me fenë islame me të cilën e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem tek gjithë njerëzimi, dhe ka thënë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85)

Përgjigjja e myslimanit ftesave të tyre në këto manifestime është e ndaluar, se kjo gjë është me e madhe se urimet, për shkak pjesëmarrjes në ato manifestime.

Gjithashtu është e ndaluar përngjasimi mei jobesimtarët në manifestimet e këtyre rasteve, apo këmbimin e dhuratave, shpërndarjen e ëmbëlsirave, pjatave të ushqimit, pushimi nga puna, etj. Mbështetur në fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Kush i ngjan një populli ai është prej tyre”.

Kushdo që ka vepruar diç prej këtyre gjërave është mëkatar, qoftë ka vepruar nga mirësjellja, dashamirësia, turpi apo për ndonjë shkak tjetër, ngase është lajkatim në fenë e Allahut dhe është shkak i dhënies fuqi dhe krenari për jobesimtarët dhe fenë e tyre.

Allahun e lusim që t’i bëjë muslimanët krenar me fenë e tyre, t’i furnizojë ata me përqendrim në fe, t’i ndihmon kundër armiqve të tyre, me të vërtetë vetëm Ai është i Fuqishmi dhe Krenari. Allahu e di më së miri.

Shejh ibn Uthejmini, “Mexhmua Fetava” 3/44.

Përktheu: Shpend Zeneli