Pyetja:
A lejohet vendosja e emrit të Allahut ose Muhamedit ﷺ mbrapa në veturë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
Nuk është e preferuar ta vendosim emrin e Allahut ose atë të Muhamedit ﷺ mbrapa në veturë. Sepse kjo nuk manifeston madhërim ndaj Allahut dhe dashuri ndaj Pejgamberit ﷺ.
Hoxhë Zejd Haziri