Pyetja:

A lejohet vendosja e luleve te varri?

***

Përgjigja:

Ne vazhdimisht kemi theksuar faktin që në islam marrja e modeleve të gatshme nga të tjerët dhe kthimi i riteve të tyre në ritet tona, i zakoneve të tyre ne zakonet tona është e ndaluar në islam. Pasi distancimi, dallimi nga të tjerët, nga fetë e tjera, nga besimet e tjera, nga zakonet e tjera, nga traditat e tjera, në islam është bazike. Kështu që nuk mund të merret një traditë e gatshme nga të tjerët dhe ta bëjmë ne. Kështu që, të dyzetat, të pesëdhjetë e dytat, gjashtë muajt, viti, kurorat, lulet, buqetat, qirinjtë. Të gjitha këto nuk janë traditë islame…të gjitha këto nuk janë traditë islame as tek vendngjarja, as tek jo-vendngjarja, as tek varri, as tek shtëpia. Kështu që kjo nuk është nga traditat islame. Ajo që ne duhet të bëjmë për të vdekurin, është të lutemi për të, të japim sadaka për shpirtin e tij, të interesohemi a ka lënë borxhe që t’ia shlyejmë borxhet që ka lënë, t’i kërkojmë hallallikun ndokujt që ai mund t’i ketë bërë padrejtësi derisa t’ia marrim hallallikun, të mbajmë lidhjet me njerëzit e tij të dashur dhe me shokët e tij. Kështu i shërbehet të vdekurit dhe nuk i shërbehet të vdekurit me protokolle ceremonish, apo ceremoniale siç është dyzet ditëshi, apo pesëdhjetë e dy ditëshi, apo gjashtë mujorshi apo një viti. Edhe nëse këto rituale vishen me fe (vjen hoxha aty dhe këndon, apo bëjnë kelimei teuhid, apo bëjnë mevlud etj.).

Dr. Imam Ahmed Kalaja