Pyetje: A lejohet veshja e rrobave të zeza në shenjë pikëllimi për vdekjen e ndokujt, sidomos nëse bëhet fjalë për vdekjen e burrit?

Përgjigje: Veshja e rrobave të zeza, në raste fatkeqësish, është diçka e papëlqyeshmme dhe kotë, pasi nuk ka asnjë bazë në Islam. Profeti (paqja qoftë mbi të) na ka mësuar që në të tilla raste të themi:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. O Zot, më shpërble mua për këtë të keqe që më ka rënë dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë.”

Nëse muslimani e thotë këtë lutje me besim të patundur tek Allahu dhe me shpresë të plotë tek shpërblimi i Tij, atëherë Ai do ta shpërblejë atë dhe do t’ia kompesojë fatkeqësinë me diçka më të mirë.

Ibn Uthejmini