Pyetje: Es Selam Alejkum, jetoj në Itali por djemtë e ages jetojnë në Serbi dhe duan ta zbukurojnë varrin e babgjyshit që ka ndërruar jetë para një viti. Unë u kam thënë që nuk lejohet, por nuk më kuptojnë si t’ia bëj? Allahu ju shpërblefttë.
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Zbukurimi i varrit me gjëra të ndryshme, duke e ngritur atë, mbjellur lule mbi të, duke vënduar mermer mbi të e duke ndërtuar mbi të, të gjitha këto janë të ndaluara në Islam. Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka ndaluar të vizatohet varri, të ulet njeriu mbi varr apo të ndërtohet diç mbi të. (Transmeton Muslimi). Ndërsa mjafton që të hudhet mbi të dheu që është nxjerrur prej tij dhe të jetë i ngritur varri mbi tokë sa një pëllëmbë, që të vërehet se është varr, që mos të shkelë apo të ulet dikush mbi të.
Ndërsa muslimani nëse e sheh ndonjë mëkat dhe gabim tek vëllezërit e tij muslimanë, ai duhet që atë ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk ka mundësi, atëherë me gjuhën e tij, e nëse jo atëherë së paku ta urrejë atë me zemër. Kështuqë nëse ti i ke këshilluar dhe u ke treguar se një gjë e tillë është e ndaluar dhe ata nuk e kanë marrë parasyshë këshillën tënde, dhe ti nuk ke mundësi tjetër për të ndryshuar gjë, atëherë obligimi yt është kryer dhe mjafton që ta urresh atë vepër të tyre.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami