Pyejta
A llogaritet menstruacion sekrecioni i kaftë që del para dhe pas gjakut të menstruacioneve?

Përgjigja

Sekrecioni i kaftë dhe i verdhë që vjen para menstruacioneve ngjitur me gjakun e menstruacioneve (menjëherë pas tyre vjen gjaku i kuq) dhe gruaja gjatë kësaj kohe (të rrjedhjes të së kaftës dhe të verdhës) ndien dhimbje (të barkut apo të fundit të shpinës) dhe ka simptoma të menstruacioneve, atëherë kjo llogaritet si menstruacion edhe pse është vetëm ngjyrë e kaftë apo e verdhë, edhe nëse i sheh një apo dy ditë para. Po ashtu, është menstruacion edhe nëse kjo ngjyrë vazhdon të dalë pas përfundimit të gjakut në fund të menstruacioneve, para se të dalë sekrecioni i bardhë.
Gruaja nuk pastrohet derisa ta shohë sekrecionin e bardhë. Pas kësaj agjëron, falet dhe bën marrëdhënie me bashkëshortin. Sekrecioni i kaftë që vjen pas gjakut
të menstruacioneve ka dy gjendje:
-Nëse vjen e kafta, pastaj gjaku i kuq, pastaj e kafta, pastaj e verdha dhe në fund përsëri e kafta, kjo krejt është menstruacion. Sekrecioni i bardhë është shenjë e kryerjes së menstruacioneve.
-Nëse vjen sekrecioni i bardhë pas ndaljes së gjakut të kuq, pastaj vjen e kafta, kjo (e kafta) nuk llogaritet menstruacion.

Hoxhë Lulim Perçuku