Pyetja:

A më lejohet të martohem me një vajzë jo shqiptare, por e konvertuar në Islam?

***

Përgjigjja:

Nëse dikush e ka pranuar islamin, i gëzon të gjitha të drejtat të cilat i kanë muslimanët. Pra, prej të drejtave të muslimanit dhe muslimanës është martesa. Nuk ka asnjë ndalesë të martohesh me një vajzë muslimane me nacionalitet apo ngjyrë tjetër.
Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (ndaj të këqijave), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhurat: 13)

Hoxhë Zejd Haziri