Pyetja:

A më lejohet të përgjigjem rreth një çështjeje fetare, duke u bazuar në çfarë kam lexuar apo dëgjuar?

***

Përgjigja:

Nëse të pyesin rreth një çështjeje fetare, rreth së cilës ke njohuri të saktë, të cilën e ke përftuar në ndonjë libër të besueshëm fetar, apo e ke dëgjuar nga mësimet dhe ligjëratat e regjistruara të ndonjërit prej dijetarëve apo hoxhallarëve të besueshëm, të cilët njihen për diturinë dhe urtësinë e tyre, atëherë është obligim për ty që t’i përgjigjesh pyetësit në lidhje me gjykimin fetar të asaj çështjeje rreth së cilës pyetesh, pasi në të kundërt, do ishe nga ata që e fshehin diturinë dhe nuk ua përciellin atë njerëzve që kanë nevojë.

Është mirë që në rastin konkret, t’a vësh në dijeni pyetësin, se ky gjykim fetar është i filan dijetari, apo gjendet i shënuar në filan libër. Kjo do të ishte më korrekte dhe në këtë mënyrë ai që e jep përgjigjen, do t’ia ngarkonte përgjegjësinë atij që e ka dhënë fetvanë, duke e hequr barrën nga vetja.

Shejh Uthejmin, “Fetavua Nur ala ed Derb”

Përktheu: Udha e Besimtarëve