Pyetja:
A më mjafton si pendim të them Subhaneke Allahume Rabena ue bi hamdike Allahume gfir li?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahu. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.
Nëse e di kuptimin e saj dhe me zemrën tënde e ke bindjen që po pendohesh, dhe këtë e thua me kusht mos të mëkatosh më, pranohet. Mund ta thuash edhe në shqip, e nëse do edhe në arabisht. Njeriu kur e kupton tashmë pendohet – Estagfirullah, por kjo Estagfirullah – O Zot më fal, për me qenë valide, duhet ndërprer atë mëkat nëse je duke e vazhduar p.sh., dikush në kafe është duke pirë alkool dhe e dëgjon një ligjeratë, dhe vjen një person ia jep një këshillë dhe kupton. Tani ky çfarë duhet bërë? E kuptoj që është haram, duhet ndërprer menjëherë alkoolin dhe duhet thënë: O Zot më fal, më kurrë s’do të kthehem në këtë gjynah.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.