Pyetja:

A i kanë falur pesë kohët pejgamberët e tjerë para Pejgamberit ﷺ apo ky adhurim ka ardhur vetëm me ardhjen e Pejgamberit të fundit?

***

Përgjigjja:

A kanë falur pejgamberët e tjerë namaz? Po, kanë falur. Ka falur namaz Ibrahimi alejhi selam, Musa alejhi selam dhe pejgamberët e tjerë ashtu sic ka ardhur në Kuran për Isaian alejhi selam, për Jahjen alejhi selam se Allahu i ka urdhëruar që të falin namaz dhe ata kanë falur namaz.

Mirëpo a e kanë falur namazin sikurse ne, domethënë në këtë formë, me këtë sasi prej 5 kohësh, nuk ka dicka që tregon për këtë. Nuk kemi argument që flet për këtë, se a i kanë falur 5 apo jo. Ka mundësi që i kanë falur më pak, e ka mundësi që i kanë falur edhe më shumë, ka mundësi që i kanë falur më shumë. Nuk është kjo me rëndësi, me rëndësi është se namazi është falur gjithmonë.

Do të thotë, namazi ka qenë dispozitë obligative tek të gjithë pejgamberët, që nuk ka vlejtur vetëm për pejgamberët por edhe për popujt e pejgamberëve. Jahja alejhi selam dhe Isai alejhi selam ka ardhur në hadithe se i kanë porositur popujt e tyre që ta falin namazin. Por edhe pejamberët e tjerë, sikurse disa prej tyre që i ceka më parë.

Namazi është obligim i lashtë, i hershëm dhe thellë në rrënjët e njerëzimit e ka vendin dhe e ka burimin.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.