Pyetja:

A ka mundësi që njeriut t’i vijnë disa dyshime dhe paqartësi, qoftë prej paditurisë së tij qoftë cytje nga shejtani, sidomos ne fushën e besimit (akides). A ndëshkohet muslimani për këto dyshime dhe paqartësi?

***

Përgjigjja:

Së pari, Muhamedi ﷺ ka thënë:
”Me të vërtetë Allahu ia ka shlyer umetit tim ato që u shkojnë në mendje, përderisa robi këtë nuk e ka futur në veprim ose nuk e ka shprehur me gojën e tij (d.m.th. me fjalë).
[1]

Së dyti, sahabët e nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e pyetën Muhamedin ﷺ në lidhje me dyshimet të cilat edhe ju i cekët më lartë dhe Muhamedi ﷺ u qe përgjigjur, duke thënë:
“Ky është besimi i qartë”,

përpos kësaj ka shtuar duke thënë:

”Njerëzit vazhdojnë të pyesin, derisa të thuhet: Allahu krijoi njerëzit, po Allahun kush e krijoi?! Nëse dikush ngacmohet sado pak qoftë ajo me këtë kategori të pyetjeve, ai menjherë duhet të thotë: Kam besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”

Ndërsa në një transmetim tjetër është thënë;
Le të thotë;
‘Eudhu bil-lahi minesh shejtaninirr-rraxhiim (kërkoj mbrotje nga Allahu prej shejtanit te mallkuar) dhe ta mbyllë çështjen me këtë.” [2]

Lusim Allahun t’i ruajë muslimanët nga këto sprova!
Allahu e di më mirë.

Shejh Abulaziz bin Baz
Përktheu: Suad B. Shabani

—————

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Muslimi